Dielli hyn në fazën e qetësimit

Aktivitetet e Diellit në vitet e ardhshme mund të jenë dukshëm më të dobëta se sa zakonisht, kanë bërë të ditur astronomët amerikanë në konferencën vjetore në Universitetin “Nju Meksiko”.
Efekti i dobësimit të Diellit do të duhej, sikurse paralajmërojnë astronomët, të shihet pas disa vjetësh.
Ekspertët deri te ky konkludim në bazë të rezultateve të tri studimeve të ndara.
Dielli aktualisht është në periudhën e cila është cilësuar si cikli 24 dhe lëviz drejt aktivitetit maksimal, i cili pritet të ndodhë më 2013 ose 2014.
Megjithatë, hulumtimi i ri tregon se aktiviteti i ciklit 11-vjeçar të ardhshëm solar do të jetë dukshëm më i dobët. Kjo do të thotë se do të ketë edhe më pak stuhi diellore, të cilat mund të rrezikojnë satelitet dhe sistemet që shërbejnë me energji elektrike Tokën.
Autorët e hulumtimit thonë se madje mund të ndodhë që Diellit të hyjë në minimumin e dytë të Maunder, të ngjashëm me atë që rezultoi me periudha të vogla të akullta në Evropë nga viti 1645 deri 1715.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment