Dodë Gjergji: Çdo njeri të mbetet besnik i vetvetes

Për nder të festës së kishës katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, besimtarët e fesë katolike, të hënën kanë mbajtur një meshë, duke u lutur para Zotit, që të gjithë të mbretërojë paqja dhe dashuria.
Me këtë rast Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke ju drejtuar me një fjalë këtyre besimtarëve ka thënë të gjithë po jetojnë në një botë ku rrena dhe mashtrimi po mbisundojnë, andaj ka kërkuar nga ta që të largohen nga to dhe të i mbesin besnik të vetvetes, kombit, familjes dhe ndaj çdo gjëje të drejtë.
Festa ka filluar me Meshën Shenjtë, ndërsa edhe pse është pritur të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shefi i EULEX-it dhe gjenerali i KFOR-it, ata kanë munguar. Të vetmit që kanë qenë prezent kanë qenë ambasadori italian, Michael Giffoni dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral Marko Seronha.
Duke folur për kishën “Shën Ndou”, ipeshkvi Dodë Gjergji ka falënderuar Zotin për iniciativa, të cilat në kohë të vështira kanë lindur dhe kanë dal prej kësaj kishe dhe njëkohësisht ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që sot të gëzohet kjo dit.
Ipeshkvi Dodë Gjergji ka theksuar se të gjithë po jetojnë në një botë ku zotësi është bërë mashtrimi dhe gënjeshtrat zore, por ai ka kërkuar nga të gjithë krishterët që të largohen nga kjo dhe së pari të jenë besnik ndaj vetvetes dhe të gjithë të tjerëve.
Ai i ka thirrur të gjithë krishterët që mos të dorëzohen ndaj këtyre synimeve që vijnë nga koha e sotme, por të jenë të bashkuar dhe më të fortë.

(kosovapress.com)

No comments:

Post a Comment