Parashikimi i motit për 16 qershor 2011

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike janë vendosur në gadishullin e Ballkanit dhe vendin tonë duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm. Gjatë paradites i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira dhe shira të dobët.

Pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin dhe për pasojë do të ketë rrebeshe shiu por shira më të dendur do të bien në ekstremin verior si edhe juglindje të territorit. Qytetet që do të kenë më shumë shira do të jenë Librazhd, Prrenjas, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Tepelenë, në këto zona problematike do të jenë stuhitë e forta të erës dhe rrufetë. Situata parashikohet të ndryshojë gjatë natës duke përmirësuar kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes ndërsa mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të temperaturave në të gjithë Shqipërinë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë 2 ballë.



Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të jenë dominuese. Përjashtim bëjnë vendet Nordike, ishujt britanike dhe zona e alpeve ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Ndërsa ndryshe paraqitet situata në pellgun e Mesdheut dhe Ballkan pasi gjatë paradites do të ketë mot të kthjellët dhe temperatura të larta ndërsa pasditja do të sjellë rrebeshe shiu të cilat do të jenë me intensitet të lartë por afat-shkurtër.



Ngjarje ekstreme në Europë:

- Gadishulli i Ballkanit alarmon rrebeshe shiu, temperatura të larta

- Ishujt Britanike rrezikojnë shira dhe shkarkesa rrufesh

- Norvegjia alarmon stuhi të forta ere dhe shira intensive
(noa.al)

No comments:

Post a Comment