Diego mbetet në Wolfsburg.

Mesfushori kreativ Diego nuk do të largohet nga Wolfsburgu gjatë verës, ka theksuar babai i tij, Djair Cunha.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi gjerman, Djair Cunha ka insistuar se biri i tij do të mbetet në Volkswagen Arena.

“Diego do të mbetet në Wolfsburg. Problemet (e sezonit të fundit) i takojnë së kaluarës”, tha ai për të përditshmen portugeze Folha. Diego bëri 30 paraqitje për Wolfsburgun sezonin e kaluar dhe shënoi gjashtë gola.

(lajmesport.com)



No comments:

Post a Comment