Facebook përgatit aplikacion për iPad.

Pas shitjes prej 25 milionë ekzemplarësh, iPadi i kompanisë së popullarizuar “Apple” do të fitojë aplikacionin zyrtar në rrjetin më të madh shoqëror në botë.

Facebook kishte aplikacionin e gatshëm për iPhone qëkur “Apple” hapi App Store në korrik të vitit 2008, por as një vit pas hedhjes në treg nuk ka aplikacion zyrtar për iPad-in.
Por, kjo së shpejti mund të ndryshojë, shkruan “New York Times”. Brenda disa javësh Facebook do të ofrojë aplikacionin gratis për iPad, ndërkohë që është duke u zhvilluar faza e fundit e testimit.
Tashmë ekzistojnë disa aplikacione të Facebook për iPad, siç janë My Pad, iFace dhe Friendly. Por, aplikacioni i ri do të jetë i dobishëm edhe për “Apple”, edhe për Facebook.
Kompania ka njoftuar se 250 milionë nga gjithsej 700 milionë shfrytëzues të saj kanë qasje në Facebook përmes mobilit.
Nga ana tjetër, aplikacioni kualitativ i Facebook mund të ndihmojë “Apple” në luftën kundër Androd-it të Google. Për këtë arsye planifikojnë që ta promovojnë fuqishëm përmes rrugës së App Store.

(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment