34-vjecarja zgjohet adoleshente.

Shtrihet për të bërë gjumin e darkës, por 34-vjecarja zgjohet në mëngjes adoleshente. Naomi Jacobs u zgjua në shtëpinë e saj, por pësoi një zhgënjim të thellë kur nuk gjeti në dhomë motrën e saj, kur nuk dëgjoi prindërit që hanin mëngjes në katin e poshtëm, kur pa se në dhomën ngjitur ishte një fëmijë dhe në pasqyrë u shfaq ajo, por e plakur.

Në panik të plotë Naomi filloi të pyeste veten e saj se cila ishte realisht, nga vinte, cfarë bënte në këtë shtëpi që nuk ishte aspak familjare për të.

Në mënyrë instiktive ajo krijoi një numër telefoni (këtë e mbante mend) dhe ne anën tjetër të receptorit ishte motra e saj. "Nuk e di ku jam dhe cfarë po më ndodh", ishin fjalët e para që tha. Nuk vonoi shumë kur në shtëpinë e saj shkoi e motra dhe shoqja e saj më e mirë.

"E kalova atë ditë duke qarë për gjërat që kisha humbur. Isha shumë konfuze, kisha humbur shkollën, miqtë, shëtitjet në park, shtëpinë. Isha ende Naomi, por nuk jetoja më në Kansas", tha Naomi, pasi e mori veten nga trauma e pësuar.

Mjekët shpjeguan se Naomi kishte pësuar një Amnezi Globale Tranzitore që manifestohet me humbje të përkohshme te memorjes. Ky problem është pasojë e stresit të madh dhe fshin memorjen emocionale.

"Në periudhën e black out, ka qenë cdo gjë shumë e vështirë, Mjeku më tha që të mos sforcoja memorjen time, sepse cdo gjë duhet të kthehej normalisht. Por ishte e sikletshme që isha një adoleshente me trupin e një 34-vjecareje. Po ashtu e përjetova shumë keq faktin se ëndrrat e mia nuk është realizuar. Isha një nënë 'single' dhe nuk isha martuar kurrë. Punoja 13 orë në ditë dhe e kisha lindur djalin tim në ujë", tha Naomi.

(top-channel.tv)



No comments:

Post a Comment