Dhuroi spermë para 25 vjetëve, zbulon se ka 9 fëmijë.

Todd Whitehurst (45) nga New Yorku për tre vjet dhuronte spermë çdo javë kur ishte 20 vjeç, ndërsa sot numëron sa fëmijë ka. Thotë se para katër vjetëve i është lajmëruar një vajzë nga Virginia.“Kam 14 vjet dhe mendoj se jam vajza jote”, i kishte thënë vajza. Pas kësaj zbuloi se ka edhe dy djem, Tylerin (14) dhe Gavinin (16). Më vonë zbuloi edhe fëmijët e tjerë për të cilët nuk dinte gjë, transmetojnë mediet amerikane.

“E gjithë kjo është vërtetë emocionuese. Nuk jam i sigurt sa fëmijë kam”, theksoi Todd. Deri tani ka gjetur 9 fëmijë për të cilët është i sigurt se është babai i tyre.

Ekspertët thonë se Todd mund të ketë sot 42 deri 60 fëmijë. Për dhurimin e spermës klinika e kishte paguar çdo herë, që për të si student ishte ideale.

Todd është në kontakt me fëmijët e vet, dhe thotë se është shumë i lumtur që i ka njohur.

(yllpress.com)



No comments:

Post a Comment