Dëmton veten për të shmangur gjyqin

Policia në Florida tha se një person ka dëmtuar veten dhe ka sajuar një histori grabitjeje për të shpjeguar se pse ai nuk u paraqit në gjykatë. Përfaqësuesit e zyrës së sherifit të Hernando County thanë se Michael Cherubino, 51 vjeçar, ka treguar se si dy persona e kishin sulmuar në shtëpinë e tij, e kishin goditur me thikë në stomak dhe i kishin marrë rreth 4,000 dollarë.

Gjithsesi, përfaqësuesit thanë se ai më vonë e pranoi se dëmtimi kishte ardhur nga duart e tij me një copë xhami dhe se kishte sajuar historinë e grabitjes për të justifikuar faktin pse nuk ishte paraqitur në gjykatë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment