Panasonic planifikon "qytetin e mënçur"

Panasonic Corp. ka thënë se Mitsui Fudosan Co., Tokio Gas Co. dhe 6 kompani të tjera do të bashkohen në një projekt për të krijuar një "qytet të mençur" në një fabrikë të mëparshme të Panasonic në Kanagawa.

Qyteti kushton 60 miliardë jen për tu ndërtuar, dhe komuniteti Fujisawa do të ketë 1,000 shtëpi - të gjitha të pajisura me sisteme të energjisë diellore dhe bateri magazinimi. Kompanitë do të ofrojnë teknologjinë dhe dijet e tyre, të cilat përfshijnë shumë fusha.

Komuniteti, i cili gjithashtu do të ketë objekte tregtare dhe publike, pritet të hapet në 2013 për para-porositë. Sipas planeve rreth 3,000 njerëz do të jetojnë atje në vitin 2018.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment