Wenger: Nuk do ta ndryshoj filozofinë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se ai e kupton frustrimin e fansave pas sezonit zhgënjyes, por nuk do të ndryshojë mënyrën se si e drejton klubin.

Topçinjtë kaluan edhe një sezon pa trofe – i gjashti radhazi – pavarësisht se luftuan në katër fronte. Djelmoshat e Wenger pësuan disfatë në finalen e Carling Cup, para se të eliminohen nga Liga e Kampionëve dhe Kupa FA brenda një jave, dhe ngecën 12 pikë prapa Manchester unitet për të përfunduar në pozitën e katërt.

“Kritikat kanë qenë më të mprehta këtë vit për shkak të padurimit të njerëzve. Njerëzit janë mësuar që ne të jemi në Ligën e Kampionëve andaj ne duhet t’u japim atyre më shumë, por ne nuk ishim në gjendje ta bëjmë këtë”.

“Njerëzit e pëlqejnë atë që ne bëjmë, por ata dëshirojmë ne të shpërblehemi ashtu që ata të jenë të bindur se ne bëjmë gjërat si duhet. Ata duan dëshmi se ne i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur”.

“E pranoj dhe e kuptoj këtë. Por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta ndryshojmë filozofinë ose mënyrën se si klubi ecën. Ne kemi bërë 95 për qind si duhet, por duhet ta arrijmë edhe atë 5 për qind, pasi është aq shumë frustruese të flirtosh me suksesin siç kemi bërë ne. Fansat janë të pakënaqur që ne nuk e fituam Ligën Premier, por ne jemi afër”, ka thënë Wenger mes tjerash.
(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment