Asgjësohen 30 rrënjë Cannabis Sattiva, të pazbuluar kultivuesit

Efektivët e antidrogës në qarkun e Vlorës kanë asgjësuar mbrëmë 30 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u zbuluan në dy parcela të reja në malin e Shashicës, që vlejnë si kullota të fshatit Lapardha, komuna Kotë.

Aksioni i asgjësimit nisi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Oficerët e antidrogës po hetojnë për zbulimin e autorëve të kultivimit të rrënjëve Canabis sativa.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment