Celuliti, brengë e çdo gruaje

Sipas mendimit të ekspertëve, celuliti përbën njërin ndër problemet më të mëdha dhe gratë do të bënin gjithçka për ta hequr qafe. Nëse tmerroheni para pushimeve verore dhe me rrobat e banjës, kjo ndodh për shkak të celulitit.

Shkaqet e celulitit kurrë nuk janë të ngjashme, por e kanë prejardhjen në gjenetikë, ose në çrregullimet hormonale. Celulitit në masë të madhe i ndihmon edhe qëndrimi ulur para aparatit televiziv, që shkakton qarkullim të dobët të gjakut, pastaj ushqimi jo i rregullt, dehidrimi, konsumi i duhanit dhe i alkoolit.

Ekzistojnë tri teori që shkaktojnë celulitin: çrregullimi hormonal (sasi e shtuar e estrogjenit), mungesa e aktiviteteve, si dhe krejt në fund ushqimi jo i balancuar.

Në bel formohen shtresa që zakonisht shfaqen te shumica e grave. Sa më pak aktivitet fizik, aq më shumë do të ketë qeliza dhjamore në sipërfaqen e lëkurës dhe vjen deri te formimi i asaj sipërfaqes së ngjashme me lëvoren e portokallit.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment