Xavi, Puyol,Casillas,Raul kandidatë për "Golden Foot"

Lojtarët e Kombëtares Spanjolle dhe veteranë të saj janë kandidatët kryesorë për çmimin e përvitshëm Golden Foot 2011. Xavi,Casillas,Raul dhe Puyol janë emrat të njerrë në kandidim.

Janë 29 gazetarë nga e gjithë bota që përzgjedhin lojtarin më të mirë duke fituar çmimin e Golden Foot.

Këto lojtarë janë lojtarë të cilët kanë shkëlqyer në kampionatet respektive dhe me skuadrat respektive në të cilat ato luajnë.

Raul ka shkëlqyer me Schalken e tij i cili arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve duke eleminuar ish-skuadrën kampione të sezonit 2009-2010, Interin.

Puyol dhe Xavi janë lojtarë që kanë bërë buj me skuadrën më të mirë në botë dhe në të gjithë historinë e futbollit, Barcelonën. Të cilët fituan Ligën e Kampioneve kundrejt United dhe La Ligën.

Casillas është gardiani i portës së Real Madrid i cili ka fituar Kupën e Mbretit dhe është shpallur Kampion Bote me Spanjën. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment