Brokoli shënjestron qelizat kancerogjene

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sulforaphane, një substancë e gjetur në brokoli, në mënyrë zgjedhëse shënjestron dhe vret qelizat kancerogjene, ndërsa i lë qelizat normale të paprekura.

Emily Ho, kërkuesja kryesore në Oregon State University në Corvallis, thotë se sulforaphane - e gjetur në nivele relativisht të larta tek brokoli dhe lulelakra- është një frenues i enzimave HDAC (Histone deacetylases). Shkencëtarët thonë se ndalimi i HDAC po shënjestrohet nëpërmjet një afrimi farmaceutik dhe ushqimor.

"Është e rëndësishme për të demonstruar që sulforaphane është i shëndetshëm nëse kemi në plan ta përdorim në parandalimin e kancerit ose në terapi. Kjo duket të jetë një substancë e cila mund të vrasë qelizat kancerogjene pa prekur qelizat normale, dhe kjo është diçka që ne kërkojmë në terapitë kundër kancerit" tha Ho. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment