1.5 milionë dollarë për një qindarkë australiane

Një tregtare e monedhave australiane tha se ekonomia nuk e ka dëmtuar investimin në tregun e monedhave, duke e lejuar atë të shesë një qindarkë të 1930-ës për më shumë se 1.5 milion dollarë.

Belinda Downie tha se monedha (një nga gjashtë monedhat provë të riformuara në 1930) iu shit një blerësi të paidentifikuar për rreth 1.5 milion dollarë.

"Këto qindarka provë nuk ishin të destinuara për qarkullim, por të krijuara si pjesë për muze. Është një proces krejtësisht i veçantë. Këto monedha janë të prodhuara në një mjedis artistik" tha Downie.

Downie gjithashtu tha se tregu i monedhave të rralla ka qëndruar i fortë për shkak të kërkesës së lartë dhe furnizimit të ulët. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment