Britania kundërshton tezat për ndarjen e Kosovës

Ministri britanik për Evropë, David Lidington, ka thënë të enjten në Tiranë se Britania e Madhe e quan të papranueshme idenë për ndarjen e Kosovës.

“Ne jemi në kundërshtim të fortë ndaj disa tezave, që qarkullojnë në qarqe të caktuara lidhur me shkëmbim territoresh apo edhe për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Lidington, në një konferencë për media në Tiranë, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Lidington ka theksuar mbështetjen për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ajo duhet të ecë përpara me zbatimin e reformave dhe të kontribuojë për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment