Protesta në Shkup, polici vret një djalosh

Për katër ditë rresht vazhdojnë sot në qendër të Shkupit demonstratat në shenjë proteste për vrasjen e një të riu nga një polic, natën e ditës së dielë.

Nesër mbrëma janë programuar demonstrata të reja në Shkup, të cilat pritet të jenë më masive, pasi në to do të marrin pjesë dhe qytetarë nga qytetet e tjera të FYROM-it, të cilët deklaruan se do të shkojnë në kryeqytetin e vendit për këtë qëllim.

Demonstratat organizohen përmes faqeve elektronike të rrjeteve sociale.

I riu Martin Neskovski, 22 vjeç, humbi jetën të dielën në mesënatë në sheshin qendror të Shkupit, pas rrahjes brutale të një polici të forcave speciale “Tigrat”.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment