Brazil 2014: Shqipëria në vazon e katërt

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit në shortin e ardhshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror të "Brazil 2014" është në vazon e katërt, ndërsa Maqedonia në të pestën.

Federata Evropiania e Futbollit (UEFA), bëri publike grupet dhe bartëset e tyre. Në grupin e parë vendosur tetë përfaqësueset më të mira evropiane: Spanja, Holanda, Gjermania, Anglia, Portugalia, Italia, Kroacia, Norvegjia dhe Greqia.

Ish-kampionët e botës Franca është vendosur në vazon e dytë. Përfaqësuesja shqiptare është vendosur në vazon e katërt, ndërsa Maqedonia është në vazon e pestë.

Ja ndarja e vazove:

Vazoja 1: Spanja, Holanda, Gjermania, Anglia, Portugalia, Italia, Kroacia, Norvegjia, Greqia.
Vazoja 2: Serbia, Sllovenia, Rusia, Franca, Mali i Zi, Zvicra, Sllovakia, Danimarka, Suedia.
Vazoja 3: Turqia, Çekia, Izraeli, Irlanda, Ukraina, Belgjika, Rumania, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria
Vazoja 4: Lituania, Shqipëria, Hungaria, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Irlanda Veriore, Skocia, Polonia
Vazoja 5: Austria, Estonia, Latvia, Finlanda, Maqedonia, Moldavia, Qipro, Azerbajxhani, Uellsi
Vazoja 6: Islanda, Luksemburgu, Ishuj Fare, Kazakistani, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, San Marino 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment