Blogger-ja lesbike nga Siria është një … mashkull amerikan

Është zbuluar identiteti i një blogger-eje të njohur në mbarë botën, e cila pretendonte se shkruante nga Siria. Në të vërtetë bëhet fjalë për një 40 vjeçar amerikan.

Tom MacMaster, një student në Universitetin e Edinburgut, kërkoi falje në blog sot, duke u shprehur se gjithçka kishte qenë një mashtrim.

Ai zbuloi identitetin e vërtetë pasi shumë lexues të blog-t të vajzës lesbike, Amina Arraf, mendonin se ajo ishte arrestuar nga regjimi sirian.

Personi që krijoi blog-un, tha se nuk priste kaq shumë vëmendje, por shtoi se ai ka shkruar për gjëra për të cilat ai ndjen vërtet. Amerikani thotë se ka ngritur shqetësim për një ngjarje të rëndësishme.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment