Inter-Nasri shumë pranë njëri-tjetrit

Mesa është bërë e ditur nga e përditshmja italiane Sportmediaset, duket se midis Samir Nasri dhe Arsenal gjithcka ka përfunduar. Raportete e tyre janë gjithmonë e më keq dhe kjo gjë ka bërë edhe interesimin e shumë klubeve për Nasrin.

Ne këto ditë pritet të ketë dhe një takim të fundit midis Nasris dhe Arsene Wenger që dëshiron ta bindë atë për të qëndruar sërisht në Londër, por kjo gjë duket shumë e vështirë pasi Nasri është shprehur se nuk ka ndërmend të qëndrojë tek një ekip që nuk është e aftë të fitojë trofe.

E përditshmja Sportmediaset ka deklaruar se agjenti i Interit Marco Branca dhe Agjenti i Nasris duket se kanë caktuar një takim për të folur rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit në Milano. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment