Berisha: Rritje pagash e pensionesh,por jo taksash

Vazhdim të reformave ekonomike e politike, asnje rritje taksash, rritje të rrogave dhe pensioneve dhe një sërë angazhimesh që do të shpien në zhvillimin e biznesit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët. Këtë ka garantuar kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, perkunder rekomandimit te dhene nga FMN per kujdesin qe duhet bere me shpenzimet dhe buxhetin.

Duke u ndalur në samitin e PPE-së, mbajtur vetëm pak ditë më parë në Bruksel, Berisha deklaroi se njohu kryeministrat dhe përfaqeësuesit e lartë të PPE me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, zgjedhjet dhe rezultatin e tyre.

Sipas Berishës, kriza në eurozonë ka qenë një ndër temat kryesore të diskutimeve e paralelisht me të edhe përpjekjet shumë serioze për daljen nga spiralja e krizës së thellë. Por përkundër kësaj, Berisha ka deklaruar se Shqipëri në kulmin e krizës së përgjithshme ka shënuar arritje faktike.

“Një nga arritjet më historike të këtij vendi është suksesi i reformave ekonomike, që bëjnë që sot Shqipëria të ketë rënie papunësie dhe kjo është reale, i vetmi ose më të paktat vende në Europë dhe botë; që bëjnë që të vazhdojnë projektet transformuese të vendit, politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve ndërkohë kur këto vende i kanë ulur rrogat dhe pensionet deri 39% dhe u kërkohet të vazhdojnë akoma. Ne vazhdojmë rritjen më të madhe, modeli ynë ekonomik funksionoi pavarësisht lumit të baltës që u përpoqën të hedhin”- tha ai.

Berisha ka theksuar më tej se vetëm në 5 muajt e parë të vitit janë regjistruar sipërmarrje fason 20 kompani të reja kundrejt vetëm 5 -10 që regjistroheshin vite më parë. “Kjo erdhi sepse hoqëm taksat për mallrat e importuara që ato përdorin për prodhim. Presim fluks të madh turistik, më të madh në histori”- tha ai, duke shtuar se spekulimet që ndeshen në disa sektorë shumë shpejt do t’i kenë këmbët e shkurtra.

(24-ore.com)




No comments:

Post a Comment