Shitet xhaketa “thriller” e Micheal Jackson për 1.8 milionë dollarë

Veshja e kuqe dhe e zezë e Michael Jackson në videon “Thriller” është shitur në ankand për një shifër prej 1,8 milionë dollarësh (1.273.000 euro) gjatë një shitje të organizuar në Beverly Hills, në Kalifornia, në okazion të përvjetorit të dytë të vdekjes së mbretit të pop-it.

Anonim ka dashur të mbetej blerësi i kësaj veshje.

Gjatë kësaj shitje, organizatorët e kanë përshkuar veshjen e Jackson si një nga më të “famshmet dhe më të njohurat e shekullit 20”.

(noa.al)




No comments:

Post a Comment