Berisha: Prioritet energjia ujore, do ndërtojmë shumë HEC

Qeveria kthen vëmendjen në energjinë e prodhuar nga burimet ujore. “Vendimi i kancelares Merkel per mbylljen e centraleve bërthamore dhe tragjedia në Fukushima, kthejnë vëmendjen dhe prioritetin për energjine ujore.” - deklaroi kryeministri Berisha sot në takimin ekonomik të konferencës së fondit europian të Europës Juglindore.

“Shqipëria do të ndërtojë shumë hidrocentrale” – nënvizoi Berisha duke i kërkuar fondit europian “të shqyrtojë mundësinë e financimit të hidrocentraleve në Shqipëri.”

Kryministri premtoi se “në të ardhmen Shqipëria do të bëhet eksportuese energjie ujore. Shqipëria është vendi i vogël me pasuri të mëdha”.

Më tej ai tha se disa nga arsyet e suksesit të modelit ekonomik të vendit tonë ishte edhe ulja e taksave dhe investimet të cilat bënë të mundur rritjen ekonomike.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment