Berisha-Murad: Bashkëpunim në fushën shkencore.

TIRANE- Kontributin e nobelistit ne mjekësi dhe fiziologji, me origjinë shqiptare, Prof. Ferid Murad e ka vleresuar edhe kryeministri Berisha, gjate takimit te zhvilluar me te dje ne mbremje.
Ai ka theksuar se zbulimet e Murad kanë ndihmuar e influencuar në mjekësinë kardiovaskulare, hipertensionin pulmonar në bebet premature, diabetin, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera.

Kryeministri e njohu Prof. Murad me zhvillimet dhe reformat të mëdha në të cilat ka kaluar vendi nga viti 1992, kur si President i vendit i duhej të drejtonte reforma të rëndësishme për ta nxjerrë vendin nga kolapsi i plotë dhe i gjithanshëm. Si rezultat i këtyre reformave dhe punës së madhe të shqiptarëve, Shqipëria, veçanërisht në vitet e fundit, ka shënuar ndryshime rrënjësore.

Ferid Murad u shpreh se kishte kënaqësi që, pas 12 vitesh nga vizita e tij e parë në Shqipëri, të shihte ndryshime të dukshme e të rëndësishme. Ai vlerësoi rolin e punën e qeverisë në gjithë fushat e në veçanti në atë të arsimit e mjekësisë.

Ai u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në kooperimet midis universiteteve shqiptare dhe universiteteve të ndryshme, për të mbështetur kërkimin shkencor, formimin dhe punën e shkencëtarëve shqiptarë dhe përparimin e shkencës në funksion të zhvillimit të vendit. Prof. Murad e njohu gjithashtu, Kryeministrin me punimet e kërkimet e tij më të fundit shkencore.

Në vitin 1998, Ferid Murad fitoi çmimin Nobel në mjekësi dhe fiziologji, si dhe është mbajtës i një seri çmimesh të tjera prestigjioze në këtë fushë.

(panorama.com.al)


No comments:

Post a Comment