Çfarë hanin dinozaurët?

Shumë prej dinozaurëve ishin barngrënës, të tjerët gjuanin dhe hanin kafshë të gjalla, ndërsa, disa të tjerë, siç bëjnë ende sot çakallët dhe shpendët grabitqarë, ushqeheshin me kërma.
Barngrënësit, edhe pse të shumtë në numër, arrinin të ndanin të njëjtin mjedis ngaqë e nxirrnin ushqimin në nivele të ndryshme të tokës.

Stegosaurët, të cilët kishin dhëmbë të dobët, ose ceratopsidët që nuk ishin shtatlartë, ushqeheshin me shkurre dhe gëmusha.

Adrosaurët, iguanodontët dhe sauropodët ia dilnin të kapnin gjethet e pemëve më të larta falë qafës së gjatë, si dhe duke u ngritur mbi këmbët e pasme.

Edhe mishngrënësit si specie të ndryshme mund të jetonin në të njëjtin mjedis sepse specializoheshin për të sulmuar barngrënës të caktuar.

Si i kishin dhëmbët dinozaurët?

Dhëmbët e mishngrënësve ishin të gjatë e në trajtë sharre, të harkuar lehtë brenda gojës për të mbajtur viktimën. Ata nuk ishin të përshtatshëm për t’u mballçitur, ndaj gjahu përcillej copa-copa.

Dhëmbët e barngrënëseve kishin forma të ndryshme, që i përshtateshin mënyrës se si ushqeheshin, dhëmbë për të grirë, për të ndarë në feta dhe dhëmbë vetëm për të mbledhur e përzgjedhur ushqimin.

A është e vërtetë se disa barngrënës hanin gurë?

Disa barngrënës, njëlloj si disa lloje zogjsh të sotshëm, gëlltisnin gurë të vegjël që shërbejnë për të ndihmuar të bluhet ushqimin në stomak.

(yllpress.com)







No comments:

Post a Comment