Aguero nëpërmjet Juventusit në Real Madrid?

Gazeta spanjolle “La Gaceta”, sjell sot një ngjarje shumë spektakolare lidhur me transferimin e sulmuesit të Atletiko Madridit, Serxhio Agueron, i cili kërkohet me të madhe nga Juventusi dhe Real Madridi.
Sipas kësaj gazete, Juve do të marrë sulmuesin 22 vjeçare nga Atletiko Madridi dhe atë menjëherë do t’ia shes Real Madridit.

Në këtë transferim italianët e Juves, do të përfitojnë mesfushorin Lasana Diarra dhe më mundësi që të marrin edhe Karim Benzeman apo Gonzalo Higuainin.

Sipas “La Gaceta”, e gjithë kjo bëhet për faktin se rivaliteti në mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit është mjaft i madh dhe në këtë formë do të ishte më lehtë që argjentinasi t’i bashkohet skuadrës së Hoze Murinjos.

(rtv21.tv)


No comments:

Post a Comment