Fergie për Mourinhon: Hernandez nuk largohet

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se sulmuesi i tij Javier Hernandez nuk do të transferohet te Real Madridi e as te ndonjë klub tjetër.

Zërat e merkatos njoftonin se Hernandez mund të transferohet te Reali gjatë kësaj vere por është vet trajneri i United i cili e hedh poshtë çdo mundësi të largimit të tij nga Old Trafford.

Daily Mail tregon se Ferguson i është përgjigjur Mourinhos i cili është interesuar për meksikanin duke i thënë “Hernandez nuk është duke shkuar askund”.



(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment