BBC: 100 kriminele shqiptare , fshihen ne Angli

 
BBC nëpërmjet një investigimi i është rikthyer edhe njëherë çështjes së shtetasve të kërkuar nga drejtësia shqiptare që fshihen në Britaninë e Madhe.

Më shumë se 100 kriminelë të rrezikshëm fshihen në Angli, disa prej të cilëve në Londër.

Këto të dhëna thotë BBC janë zbuluar pasi një dosje e plotë me të dhëna është hartuar nga zyra e Interpol Tiranës dhe ka mbërritur në Scotland Yard.

Gazetarët e BBC-së kanë udhëtuar drejt Lezhës ku kanë intervistuar nënën e Tonin Doshit, i vrarë në vitin 1999, ndërsa vrasësi i tij Marash Gjoka është arrestuar në Londër disa muaj më parë.

Gjykata e ekstradimeve në Londër ka lejuar ekstradimin e Marash Gjokës për në Shqipëri.

Pëllumb Seferi numri një i Interpol Tiranës ka deklaruar për BBC se nga të dhënat e mbledhura rezulton se 100 persona të kërkuar momentalisht fshihen në Britaninë e Madhe.

Zoti Seferi ka sqaruar se personat e kërkuar kanë kryer krime serioze si vrasje, tentativë vrasje, tyrafik prostitucioni dhe droge.

Disa muaj më parë, oficerë të Scorland Yard vizituan Tiranën në kuadër të një bashkëpunimi me Interpol Tiranën nga ku kanë marrë të gjitha dosjet e personave të kërkuar dhe të identifikuar se fshihen në Angli.

“Disa prej kriminelëve shqiptarë të kërkuar në vendin e tyre vazhdojnë të jenë rrezik tek sa vazhdojnë të qendrojnë në Londër. Ka nga ata që nuk ekspozohen, por mbajnë një profil të ulët duke u fshehur në komunitet. Të tjerë që potencialisht mund të kryejnë krime janë prioritet në punën tonë për t’i identifikuar dhe arrestuar”, ka deklaruar shefi skuadrës së ekstradimeve në Scotland Yard.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment