Zgjedhje në Portugali

Zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar aktualisht në Portugali, në kuadër të klimës pesimiste që ndihej nga të gjithë qytetarët portugez, kryesisht në prag të zbatimit të memorandumit.
Rreth 9.6 milion votues do të zgjedhin 230 deputetë të parlamentit, i cili u shpërnda në fund të Marsit pas dorëheqjes së kryeministrit socialist, Hose Sokrates, në pushtet që nga viti 2005.

Megjithëse kryeministri në ikje i Portugalisë, Hose Sokrates është i vetëdijshëm që nuk do të fitojë, ai shpreson.

Sondazhet tregojnë favorit, liderin e Partisë Social-Demokrate Pedro Passos Koelho, por, sipas tyre, ai nuk do të jetë në gjendje të qeverisë i vetëm, do t’i duhet mbështetja e partisë popullore të Paulo Portas.

Detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë të përmbushë angazhimet e Portugalisë për planin e shpëtimit prej 78 miliardë eurosh.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment