Batista: Ishte ndeshje stërvitore me Shqipërinë

Miqësorja kundër Shqipërisë ishte thjesht një ndeshje stërvitore. Ky është vlerësimi i trajnerit të Argjentinës, Sergio Batista, pas fitores 4-0 dhe shumë të lehtë të skuadrës së tij ndaj përfaqësueses kuqezi.
Tekniku argjentinas, është shprehur se niveli i kundërshtarëve ishte i dobët, por gjithësesi ka mbetur i kënaqur nga performance e lojtarëve të tij që pas më shumë se një jave do të marrin pjesë në Kupën e Amerikës.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjithë futbollistëve. Kundërshtari ishte i një niveli të dobët, por nga kjo ndeshje i kam më shumë të qarta idetë për mënyrën e lojës se skuadrës në Kupën e Amerikës. Kjo miqësore ishte një ndeshje stërvitore ku perfeksionuam skemat tona dhe shpreson të luajmë në tënjëtn mënyrë në turneun e ardhshëm”, ka thënë Batista, i cili është mahnitur nga loja e Lionel Messit.

Gjithsesi, jo gjithcka ka shkuar në mënyrën më të mirë për trajnerin argjentinas. Ajo që duhet të ishte një festë është prishur pasi tifozët kanë vërshëllyer gjatë teknikun në mbështetje të sulmuesit Carlos Tevez, i cili shihet si një zëvendësues nga Batista.

“Nuk u cudita nga vërshëllimat. Çdo tifoz ka shijet e veta, por kjo nuk ndikon në zgjedhjet e mia. Skuadra tregoi një formë të shkëlqyer dhe kjo është e rëndësishme”, ka përfunduar Batista, i cili mori drejtimin e Argjentinës pas dështimit të Diego Armando Maradonës në Botërorin 2010.

(yllpress.com)



No comments:

Post a Comment