Shpallet lista për "Këmba e Artë 2011"

Bëhet publike lista e të nominuarve për çmimin prestigjioz të karrierës, Këmba e Artë 2011. Futbollisti më i favorizuar për këtë çmim është David Beckam.
Lista e ngushtë e kandidatëve për këtë çmim përfshin: Deivid Bekam, Xhanluigji Bufon, Iker Kasijas, Didier Drogba, Samuel Eto, Rajan Gigs, Karls Puyol, Raul Gonxales Blanko, Xavi Hernandez, Havier Xaneti.

Këmba e Artë është një çmim karriere i kufizuar për lojtarët mbi 29 vjeç. Çmimi prestigjioz jepet çdo vit nga Principata e Monakos. Emrat zgjidhen nga juria e Këmbës së Artë, e përbërë nga 58 gazetarë që prezantojnë mediat sportive në gjithë botën.

Megjithatë fituesi zgjidhet nga votat e fansave. Në ceremoninë e vitit të kaluar ky çmim iu nda kapitenit të Romës, Françesko Toti./zoneelire.blogspot.com/





No comments:

Post a Comment