Raporti, TI: Ngërçi politik po pengon reformat.

TIRANE- Ngerci politik ne vend po pengon zhvillimin e reformave gjate dy viteve te fundit. Ky eshte konkluzioni i raportit te fundit te Transparency International publikuar sot per vendin tone.

Sipas raportit, vendi ka nevoje per nje sere reformash qe presin te permbyllen me sukses, por qe per shkak te krizes nuk po realizohen. Theks te vecante raporti e vendos ne sistemin gjyqesor.

“Sistemi gjyqësor ka nevojë për reforma që të sigurojë pavarësine, si dhe përgjegjësine e profesionalizmin e gjyqtarëve”, thuhet në raport.

Sipas tij, ne sistemin gjyqesor vendi yne ka nevoje per “rritje të kapaciteteve dhe kriteret e përpikta për emërimin e gjykatësve dhe imunitet i limituar në raste keqpërdorimesh dhe korrupsioni”.

Verejtje raporti ben edhe sa i takon administratës publike dhe asdministratës në parlament. Ai konstaton se “ka një ndërhyrje politike në emërimin e nëpunësve civilë”, ndërsa “Parlamentit i mungon një administratë profesionale dhe e pavarur.”

Jana Mittermaier, drejtuese e Zyrës ndërlidhëse e TI-së me BE-në sqaron se për Shqipërinë, Kosovën, FYROM (Maqedoninë) dhe Turqinë, duhet një vullnet i fortë politik për të trajtuar problemin e korrupsionit.

Në raport theksohet se të katërta vendet duhet të bëjnë më shumë për të garantuar një zbatim efektiv të ligjeve antikorrupsion.

Shqipëria

Në Shqipëri, hendeku i vazhdueshëm midis partive politike ka ngrirë reformat e rëndësishme në dy vitet e fundit. Sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim për të siguruar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e gjykatësve.

Këtu përfshihet edhe ngritja e kapaciteteve dhe zhvillimi i kritereve më precise për emërimin e gjykatësve dhe një imunitet më i kufizuar në rast të korrupsionit dhe keqbërjes.

Ekziston edhe ndërhyrja politike në emërimin e shërbyesve civilë, ndërkohë që Parlamenti ka mungesë të administratës së pavarur dhe profesionale.
Kosova

Numri i vogël i gjykatësve dhe mungesa e mbështetjes teknike, si dhe mungesa e profesionalizmit, janë çështjet thelbësore që karakterizojnë sistemin e drejtësisë. Shërbyesit civilë nuk janë të stërvitur sa duhet, ndërhyrja politike në procesin e rekrutimit është jashtë kontrollit dhe paggat e ulëta pengojnë joshjen e personelit të kualifikuar. Mbi të gjitha ka mungesë të transparencës në prokurimin publik, gjë që ka ngritur dyshime për korrupsion mbi një numër kontratash të nënshkruara së fundmi.

Parlamenti gjithashtu përballet me vështirësi në përmbushjen e rolit mbikqyrës që ka ndaj qeverisë, për shkak të mungesës së kapacitetit në personel. Pamundësia e medias dhe shoqërisë civile për të monitoruar qeverinë dhe presidencën e Kuvendit gjithashtu paraqet problem.


Maqedonia

Në Maqedoni, raporti vlerëson se ka probleme të theksuara në ndërhyrjen politike ndaj shkarkimit të gjykatësve, emërimit dhe shkarkimit të shërbyesve civilë, qasjes në informata dhe zbatimit të procedurave të prokurimit publik.

Është e pamundur, për shembull, për publikun të marrë informacione mbi sesionet në gjykata, meqë koha nuk bëhet e ditur.

Turqia

Për Turqinë ndërkaq, raporti nënvizon se problemi kryesor ka të bëjë me rekrutimin, emërimin dhe promovimin e gjykatësve, me gjithë përmirësimet që janë bërë së fundmi në ligjet aktuale. Parlamenti ndërkaq, nuk ka kod etik për anëtarët e tij, sikur që nuk ka kod sjelljeje as për anëtarët e sistemit të drejtësisë.

(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment