FMN mbërrin në Maqedoni

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e ardhshme do të mbërrijë në Shkup për të biseduar me autoritetet qeveritare. Delegacioni i udhëhequr nga Ves MekGru do të kryejë kontrollin rreth harxhimeve të parave nga kredia e huazuar nga Maqedonia. Përveç revizionit të aranzhmanit, monetarët do të skanojnë edhe harxhimet e tjera buxhetore, nivelin e deficitit në arkën shtetërore si dhe borxhin publik që ka vendi.

Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë për shtatë ditë në vend, ndërsa përshtypjet dhe vlerësimet e tyre do ti japin në ditët e fundit të vizitës. Sipas projeksioneve buxhetore, Qeveria këtë vit planifikon të harxhojë 190 milion euro më shumë nga të ardhurat e përgjithshme në buxhet.

Qeveria e Maqedonia disa muaj më parë para zgjedhore arriti të përfitojë kredinë prej 220 milion eurove nga FMN. Deri tani nuk dihet se sa nga këto para janë tërhequr nga arka e FMN-së dhe sa janë harxhuar, raporton INA.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment