Gjykata vendos gjykim të shkurtuar për Kelmendin

Gjykata e Tiranës pranoi të mërkurën kërkesën e bizmesmenit nga Kosova Aziz Kelmendi për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet që janë në dosje. Kelmendi akuzohet për “vrasjen nga pakujdesia” të këngëtares Elsina Hidersha, e njohur me emrin e artit Emmy.

Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar do të thotë që biznesmeni kosovar ka të drejtë të përfitojë ulje të një të tretës së masës së dënimit që do të firmosë gjykata në përfundim të procesit gjyqësor. Ndërkaq, trupi gjykues i kryesuar nga Arben Micko pranoi dhe kërkesën e familjarëve të këngëtares për tu bërë palë në proces.

Të afëmit e Emmyt pretendojnë se vrasja e ndodhur më 27 shkurt të 2011, jashtë ambienteve të pub Venue, në Tiranë, nuk ishte nga pakujdesia, por e qëllimshme. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment