Arsenali fikson çmimin për Fabregas: 60 milionë euro.

Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Cesk Fabregas, ka qenë një ndër lojtarët më të kërkuar gjatë viteve të fundit. Arsenali ka rezistuar dhe deri më tani ka mundur që ta mbajë në ekip, pavarësisht presionit të fortë nga klubet e tjera. Megjithatë, Fabregas duket se ka vendosur që të largohet, duke qenë se në Londër e ka shumë të vështirë që të fitojë tituj. Duke parë këtë gjë, Arsenali tashmë ka vendosur edhe shifrën e shitjes së tij, që është 53 milionë sterlina apo 60 milionë euro. Pra, kush do të marrë mesfushorin spanjoll, duhet të paguajë këtë shumë, e cila është shumë e lartë dhe ndoshta mund t’i frenojë klubet që interesohen për Fabregas. Interesimin më të madh e ka shfaqur Barcelona, pasi Fabregas është rritur në këtë klub dhe vetë ai do të dëshironte që të transferohej pikërisht tek katalanasit. Edhe Reali ka shfaqur një interesim të madh, ndërsa ditët e fundit është folur edhe mbi interesimin e mundshëm të italianëve të Milanit.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment