Është ky modeli i ardhshëm për Next?

Roland Bunce nuk duket si një person, fytyrën e të cilit mund ta shohësh në posterat e Gucci-t apo Versace-s apo Next. Por ai mund të një model brenda disa javëve. 24 vjeçari nga Belfast aktualisht është në krye të konkursi britanik online për të gjetur modelin e ardhshëm.


Roland është "viktima" e përdoruesve të internetit, të cilët i "siguruan" vendin e parë në konkurs, pasi paraqitja e tij ra në sy. Që atëherë popullariteti i tij është rritur pasi me mijëra njerëz votuan për të në faqen e internetit.

Njerëzit po flasin për Roland Bunce edhe në rrjetet sociale - Twitter, Facebook dhe Reddit. Që kur profili i tij ishte nisur, më shumë se 10,000 persona i kanë dhënë "like" atij në Facebook, dhe Roland ishte njeriu për të cilin flisnin më shumë në Reddit.

"Faleminderit për të gjithë mbështetjen dhe i them faleminderit personit që nisi grupin. Jam shumë i habitur dhe i gëzuar" tha Roland.

Megjithatë ka njerëz që nuk janë të kënaqur me zhvillimin. Revista e modës Grazia ka përdorur faqen e saj për t′i kërkuar votuesve të rivendosin balancën duke votuar për konkurrentët e tjerë.

Konkursi i lëshuar nga Next, "Make Me a Model 2011", (ka filluar ditën e hënë) ka më shumë se 5,000 pjesëmarrës. Konkursi do të mbyllet me 28 qershor.

Fituesi do të marrë një çek prej 2,000 stërlinash dhe një prezantim me agjencinë e modelimit Storm.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment