Nga avioni në stërvitje, Kuzhe ‘masakron’ kuqezinjtë

Revista, gazeta dhe gjumë, shumë gjumë. Përfaqësusja shqiptare në futboll që la Tiranën të premten në mesditë ka pasur një “ndeshje” tjetër për të luajtur përpara asaj që do të zhvillojë nesër në darkë kundër Argjentinës. Skuadrës, por edhe stafit të saj dhe vetë drejtuesve FSHF-së u është “të vrasin” plot 24 orë të shpenzuara në avion apo në transit, në Romë. Avioni i linjës Alitalia, me 35 shqiptarë në bord pas 14 orëve udhëtim nga Roma drejt Buenos Airesit ka prekur tokën argjentinase dje në orën lokale 7 të mëngjezit, 12:00 në Tiranë. Vetë lojtarët, dhe pjestarë të delegacionit të kontaktuar dje kanë pranuar që udhëtimi më i gjatë në jetën e tyre ka qenë veçanërisht rraskapitës. “Një udhëtim që ngjante sikur s’do të përfundonte kurrrë”, sipas vetë atyre. Në aeroportin kryesor të kryeqyqytetit argjentinas, pritja ka qenë e përshtatshme me temperaturat e vendit: relativisht të ftohta. Rreth 10 gradë në mëngjez ndërsa moti është i vranët. Ndërkohë, nuk ka as kamera dhe as gazetarë për të pritur Shqipërinë. Vetëm disa përfaqësues të Federatës Argjentinase të Futbollit, detyra kryesore e të cilëve ka qenë të shoqërojnë ekipin tonë përfaqësues drejt hotel Sofitel, në Buenos Aires. Rruga nga aeroporti deri në hotel ka zgjatur 40 minuta të tjera. Hoteli me arkitekturë miks mes charmit francit dhe traditës argjentinase, por jashtëzakonisht modern për nga luksi; është i vendosur në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit argjetinas. Një çmim i merituar për kuqezinjtë pas 24 orëve “në rrugë”. Por nuk është i këtij mendimi vetë trajneri Kuzhe. Pa u sistemuar mirë në hotel, tekniku i ekipit kombëtar u ka kërkuar lojtarëve që të bëheshin gati për një seancë të shpejtë stërvitore. Seancë e gjykuar si e domosdoshme për të vënë muskujt në punë sërish, pas një dite sforcimi të madh fizik por edhe psikologjik. Autobuzi i vënë në dispozicion nga federata argjentinase i ka dërguar të gjithë në një nga komplekset e shumta përreth qytetit. Seanca ka qenë fare e shkurtër dhe ka pasur vetëm dy elementë. Streçing dhe vrap. Gjithçka nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, përpara se ekipi të merrte rrugën e kthimit për në hotel.



Stafit kuqezi i është dashur të përshtasë skuadrën edhe me ndryshimin e orarit, diçka për të cilën normalisht organizmi i njeriut kërkon disa ditë kohë. Nëse për gjumin, nuk ka pasur probleme të mëdha pasi lojtarët kanë pasur mundësi ta flejnë në avion (në kushte jo optimale), problem ka pasur për përshtatjen me ushqimin. Dreka e skuadrës është konsumuar dje në orën 12:30 minuta me orën lokale: 5:30 e mbasdites në Shqipëri. Edhe vaktet do t’i përashten orarit të ri që skuadra ka gjetur në Argjentinë.



Në orën 17:00 lokale, Kuzhe ka drejtuar skuadrën në një seancë tjetër këtë herë të plotë. Ajo e mbrëmshmja (22:00 me orën në Tiranë) ka qenë edhe seanca më e rëndësishme e dy ditëve që ekipi do të kalojë në Buenos Aires, përpara ndeshjes të së hënës. Trajneri Kuzhe ka zhvilluar një minindeshje stërvitore me grupin në fund të stërvitjes, duke provuar idetë e tij për formacionin. Formacion, megjithatë që nuk duket të jetë përfundimtar. Në kokën e Kuzhes ka ende vend për ndryshime. Seanca e sotme, në stadium ‘El Monumental’ ku do të zhvillohet ndeshja do të përcaktojë gjithçka, ndonëse pikëpyetje ka vetëm për një ose e shumta dy pozicione: vendi i qendërmbrojtësit krah Vrapit (Veliu në avantazh) dhe linjën pas sulmuesit të vetëm Kapllani. Trajneri duhet të zgjedhë tre mes katër lojtarëve: Hyka, Bakaj, Muzaka dhe Vila. Tre të parët janë favoritë…
(lajmpress.com)

No comments:

Post a Comment