Boboshtica, Prokuroria: 2 vjet burg kreut të OMONIA-s

Prokuroria e rrethit të Korcës ka dhënë sot pretencën në lidhje me dhunimin e varreve në Boboshticë, ku janë në hetim kreu i OMONIA-s në Korcë, dhe dy punëtorë. Prokuroria pas hetimeve ka dalë në konkluzionin se gjatë ndërtimit të një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës, në afërsi të fshatit Boboshticë, janë dhunar varret e këtij fshati.

Në bazë të këtij hetimi akuza ka kërkuar 2 vjet burg për kreun e OMONIA-s Naum Disho dhe nga një vit burg për punëtorët Alqi Koroveshi e Luan Zace.

Vendimi i Prokurorisë është kundërshtuar nga punëtorët, të cilët kanë deklaruar gjatë seancës së sotme gjyqësore se kërkojnë drejtësi nga gjykata, pasi sipas tyre ata ishin thjeshtë punëtorë që merrnin urdhra.

Seanca e radhës për cëshjtjen Boboshtica, pritet të mbahet në 9 qershor.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment