AMC jep sot çmimet për konkursin e fotografisë me celular “What’s Up”

Konkursi i Fotografisë me celular “What’s Up” këtë vit prezanton edicionin e tretë. Ky është linku i konkursit http://whatsuppics.amc.al/.

Ky është konkursi i vetëm kushtuar atyre që telefonin e përdorim jo vetëm për të folur apo dërguar mesazhe por edhe për të fiksuar momente në fotografi.

Sot në orën 19:00 do të organizohet në ambientet e dyqanit të AMC tek rruga “Myslym Shyri” ceremonia e dhënies së çmimeve.

Edicioni i tretë i Konkursit të Fotografisë me celular “What’s Up” do të shpallë fituesit për 6 kategoritë si edhe fotografinë më të mirë të këtij edicioni, çmimin e madh.

Jeni të ftuar të ndiqni këtë aktivitet të organizuar nga AMC sot në orën 19:00.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment