Ambasada Britanike pergenjeshtron News 24

Ambasada Britanike, bëri sot këtë deklaratë për shtyp në përgjigje të kronikave te televioznit News 24, i cili sulmoi ambasaden britanike me pretekstin se nuk i ka dhene vize nje deputeti te Partise Demokratike.”
Mbretëria e Bashkuar është e lumtur të mirëpresë udhëtarë nga Shqipëria, dhe ka lëshuar mbi 6300 viza për shqiptarët vitin e kaluar. Rregullat janë të forta, por të drejta, dhe zbatohen në mënyrë të barabartë për çdo person i cili aplikon për vizë në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë aplikantët duhet të dorezojnë një numër dokumentash të caktuar për t’i treguar oficerit të vizave se ata i përmbushin kriteret.

Çdo aplikim trajtohet në mënyrë individuale, dhe nëse nuk ka të gjithë dokumentat e kerkuar, atëherë nuk mund të marrë vizë. Personeli ynë i informon aplikantët nëse u mungon ndonjë dokument në momentin e parë që aplikojnë, dhe u jep atyre mundësinë për shtyrjen e aplikimit, deri sa të kenë gjithë dokumentacionin e duhur. Ne aktualisht përpunojmë 98% të aplikimeve të drejtpërdrejta (aplikime që nuk kanë nevojë për intervista të mëtejshme) brenda afatit 15 ditor, dhe, marrim shumë pak ankesa nga aplikantët për procesin, kërkesat ose vendimin përfundimtar për vizë. ”

Sulmi ndaj Amabsades se Mbreterise se Bashkuar, erdhi pas deklarates se ambasadores rreth menyres se si KQZ-ja kish vepruar me votat e hedhura ne kutite e gabuara, duke i llogaritur per Lulezim Bashen. Dy pronaret e rinj te NEws 24 jane biznemene qe perfaqesojne Berishen dhe meten ne kete biznes. TV News 24 dhe grupi mediatik i blere prej tyre ka ndryshuar teresisht poltiken botuese duke u kthyer ne nje qender zeri te PD-se.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment