Apple merr kontrollin e shërbimit iCloud

Thuhet se Apple ka fituar kontrollin e shërbimit iCloud, një javë përpara nisjes së shërbimit. Sipas një artikulli në CNET, një kërkim në faqen e internetit "Whois" tregon se kompania më në fund ka marrë kontrollin administrativ mbi emrin e shërbimit.

Më parë kishte zëra se Apple e kishte blerë emrin e shërbimit iCloud nga një kompani suedeze Xcerion për 4.5 milionë dollarë. Xcerion më vonë kishte lajmëruar për lëvizjen e shërbimit të saj nga iCloud në CloudMe.

Pritet që Apple të lajmërojë për shërbimin e saj iCloud javën e ardhshme në World Wide Developer Conference.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment