Paltrow kërkon kujdestar-gjeni për fëmijët e saj

Aktorja Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Chris Martin (vokalist i grupit Coldplay), janë në kërkim të një kujdestari për fëmijët e tyre, por me kushtin që të jetë një gjeni.

Ky person duhet t’i mësojë greqishten e lashtë, latinishten, frengjishten dhe spanjishten fëmijëve të çiftit 7 dhe 5 vjeçar. Gjithashtu, çifti kërkon që ky person të jetë i aftë edhe në mësimdhënien e tenisit dhe lundrimit.

“Ata po kërkojnë dikë që të jetë poliglot, të ketë njohuri muzikore dhe të jetë në të njëjtën kohë një tip sportiv”, u shpreh një mik i çiftit.

Paga për këtë kujdestar do të jetë rreth 80 mijë euro.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment