“Alegri? I bukur, por parapëlqej Leonardon”

Belen përgjigjet
Nëse Masimiliano Alegri është ironik, spontan dhe gazmor, Belen Rodriguez nuk është më pak. “Ai më paska vlerësuar mua? Në të vërtetë… kanë kaluar kohë të arta”. “Showgirl” argjentinas i përgjigjet kështu trajnerit kampion të Italisë, që javën e shkuar ishte zbavitur shumë, duke folur edhe për ish-të fejuarën e Marko Borrielos.

Belen javën e shkuar ishte “madrina” e festës së Sienës, që sapo është ngjitur në A. Një spektakël: këndoi, foli, vallëzoi. Shenjë e një pjekurie e vërejtur në Sanremo. “Jam e lumtur që prezantova festën e Sienës, djemtë i kisha njohur që të dielën në Milano dhe më përgëzuan. Pas shumë lodhjeje ia dolën”.

Pastaj kthehet të flasë mbi Alegrin dhe Leon: “Unë jam interiste, sepse ato janë ciganë, pasionalë dhe luftarakë. Milani duket më me klas. Por e çmoj Alegrin, sepse është e vështirë të gjesh një njeri spontan si ai. Më bëri të qesh me ato që tha. Ishte pikërisht simpatik. Nuk është as i shëmtuar, por parapëlqej Leonardon, më tërheq më shumë. Leo është Leo”.

Por Belen, shoqja e lumtur e Fabricio Koronës, nuk mendon për ndonjë futbollist tjetër me të cilin mund të dashurohet: “Njëri (Borrielo), më mjaftoi dhe është i vetmi që njoh mirë”. Më mirë të mendohet për ata që luajnë mirë. “Saktë. Mesi është vërtet më i miri dhe është argjentinas si unë”.
(www.sportishqiptar.com.al)

No comments:

Post a Comment