Aleksandri i Madh në raportin vjetor të BE-së?

Brukseli zyrtarë është duke monitoruar situatën midis Maqedonisë dhe Greqisë, sidomos pas vendimit për vendosjen e përmendores të Aleksandrit të Madh në sheshin e Shkupit, hap i cili në Athinë kuptohet si provokim i hapur.

Por, për dallim nga disa euro-parlamentar dhe disa media botërore, të cilët vendosjen e statujës e komentojë si ‘gisht në sy për Greqinë’, përfaqësues të BE-së janë më të vëmendshëm në deklaratat e tyre, se cilat do të jenë pasojat për Maqedoninë.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Peter Sorensen nuk dëshiron të specifikojë se a do të hyjë në raportin vjetor të progresit për Maqedoninë “Luftëtari mbi kalë”, në pjesën ku përmendet rëndësia e raporteve të mira fqinjësore.

“Më të mirën që mundem ta bëjë për momentin dhe do ta bëjë në këtë moment është të them se do të shohim se çfarë do të ndodh. Çfarë ndikimi do të ketë kjo në raport, presim përgjigje, presim të shohim se si do të zhvillohen gjërat. aktualisht nuk jemi në gjendje për të vlerësuar se çfarë do të ndodhë. Ju duhet të prisni”, deklaroi ambasadori Sorensen.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment