Aktakuzë për Shyqyri Haxhën e PTK-së

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër kryeshefit ekzekutiv të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha.

Përveç Haxhës, aktakuzë është ngritur edhe për katër persona të tjerë, disa prej të cilëve janë punëtorë të PTK-së, raportoi televizoni Arta.

Haxha, së bashku me katër personat të tjerë, akuzohet për lidhje të kontratave të dëmshme shpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Pritet qe gjykatësi i procedurës paraprake të shikojë aktakuzën dhe të marrë vendim për konfirmimin e saj.
PTK-ja, vitin e kaluar, ka qenë cak i bastisjeve të mëdha nga EULEX-i.

Të pandehurit janë Shyqyri Haxha - kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Rexhë Gjonbalaj - kryesuesi i bordit të drejtorëve të PTK-së, Ismet Bojku - përfaqësues ligjor i Dardafon dhe Dardafon.net, dhe Shkëlqim e Blerim Devolli, pronarë të kompanive private që i përkasin DEVOLLI GROUP.

Ndërkohë, PTK-ja ka njoftuar se deri më tash as zyrtarët e kësaj kompanie publike nuk kanë pranuar asnjë njoftim, kontakt apo shkresë zyrtare për të konfirmuar ngritjen e aktakuzave të apostrofuara në media. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment