Xperia Play pranon 3 lojëra klasike nga PlayStation

Natën e kaluar pasi përfundoi konferenca E3, Sony Ericsson bëri një lajmërim të befasishëm rreth Sony Xperia Play, telefonit të menqur i optimizuar edhe për lojra.

Edhe pse për Android ekzistojnë me mijëra lojëra, janë 3 lojëra klasike që nuk ishin në dispozicion për Android por nga fansat e PS njihen shumë mirë. “Jet Moto,” “Hot Shots Golf 2,” dhe “Wipeout” janë 3 lojëra që janë optimizuar për telefonin e menqur Xperia Play që është i veqantë për ‘gamepad’-in që posedon. Cmimet dhe datat e lansimit nuk janë cekur gjatë lajmërimit por besohet se nga fundi i vitit ato do të jenë ne dispozicion për ata që posedojnë një Xperia Play.

Sony Ericsson ka punuar shumë dhe ka gati rreth 100 lojëra ekskluzive per Xperia Play. Shumica janë të njohura ne PlayStation por tashti ato vijnë te optimizuara enkas per Xperia Play.

(tech.al)

No comments:

Post a Comment