Itali, operacion anti-mafia, 150 në pranga

Policia italiane ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një operacion kundër krimit të organizuar lokal, që është mbyllur me 151 të arrestuar dhe 40 të hetuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave strukturat e policisë kanë goditur filialet e mafias kalabreze në veri të Italisë, konkretisht në Torino, Milano dhe Modena.

Sipas burimeve, 148 nga personat e arrestuar janë dërguar menjëherë në burg, me urdhër të prokurorit, ndërsa të tjerët ndodhen në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për aktivitete të tipit mafioz, armëmbajtje pa leje, trafik droge, zhvatje të pasurive, shantazhe dhe dhënie parash në formë fajdesh.

Burimet shtojnë më tej se disa nga personat nën hetim janë shpallur në kërkim ditën e sotme, ndërsa disa të tjerë kërkohen prej shumë kohësh.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment