Humb jetën në aksident emigranti shqiptar

Një emigrant shqiptar që banonte prej 15 vitesh në Greqi ka humbur jeten gjatë kthimit për në vendlindje në Delvinë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Xhafer Mejdani ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij me targa greke kur sipas policisë ka humbur kontrollin e tij për shkak të shpejtësisë së madhe. 47-vjeçari ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit si pasojë e përplasjes së fortë të automjetit me terrenin shkëmbor pa patur mundësinë të merrte ndihmën e parë mjeksore.

Policia rrugore pas inspektimit të vendit të aksidentit konstatoi se shpejtësia e madhe ka qenë shkaku i humbjes së kontrollit të automjetit gjë që i ka marrë jetën 47-vjecarit.

Policia bëri të ditur gjithashtu se aksidenti ndodhi rreth 7 km larg Delvinës dhe se viktima po udhëtonte me një automjet të tipit Nissan me targa greke.

Gjatë këtij viti në nënprefekturën e Sarandës kanë ndodhur 6 aksidente të rënda rrugore me 7 të vdekur dhe 8 të plagosur.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment