Agjenti: Po të ishte djali im, Neymar do të luante për Realin

Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro ka theksuar se nëse sulmuesi i Santos do të ishte djali i tij, ai do të dëshironte të luajë për Real Madrid, pasi ata janë klubi më i mirë në botë.
“Nëse ai do të ishte djali im, do të doja të luante në Madrid. Ata janë klubi më i mirë në botë, ata nuk kanë asnjë të barabartë. Është maksimumi që një lojtar do të dëshironte. E njoh presidentin e tyre mirë, ai është njeri serioz dhe tifoz i shkëlqyer”.

“Neymar nuk është më i miri në botë dhe nuk është duke luajtur në Europë. Por, ofertat nuk janë duke munguar”, shtoi agjenti.

Neymar, së fundmi ka deklaruar se ai mund ta fitojë topin e artë edhe tek klubi i tij aktual,Santos.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment