Afganistan, militantët vrasin 6 policë

Gjashtë policë afganë raportohet se janë vrarë sot kur militantë të armatosur e kanë sulmuar një pikë të kontrollit në krahinën e Gaznit, që gjendet në pjesën qëndrore të këtij vendi.


Udhëheqësi i Agjencisë së Inteligjencës afgane në këtë krahinë, Sajed Amir Shah, ka thënë për AFP se sulmi filloi në agim dhe se luftimet po vazhdojnë ende.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se ai është në dijeni të incidentit në Gazni dhe se departamenti është duke punuar që të zbulojë numrin e saktë të viktimave. 
(top-channet,tv)

No comments:

Post a Comment